Lajme

“16 Ditët e Aktivizmit”, fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 25 November 2024

Sot nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Për nder të kësaj ngjarje do të organizohen disa aktivitete.

Nga ora 08:50, ora e parë e mësimit në Gjimnazin shoqëror “Ahmet Gashi”, në Prishtinë do t’i kushtohet kësaj teme.

-Advertisement-

Aty do të marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

E aktivitetet do të përmbyllen në orën 18:15, ku do të bëhet edhe shënimi i kësaj fushate.

Aty do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovë Albin Kurti.

Ky aktivitet do të zhvillohet në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, transmeton Klankosova.tv

Aktivitetet e tjera.

10:00 – Klinika Mobile për Komunitetet joshumicë (Gjakovë);
11:00 – Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave (Ambasada e Italisë);
11:00 – Pikturimi i transformatorëve me ngjyrë portokalli (Rruga “Karl Gega”, Prishtinë);
14:30 – Lansimi i 1 milion shishe uji me llogon “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” (Ministria e Drejtësisë);
15:00 – Lansimi i Pullës Postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” (ZKM P32).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera