Lajme

“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 24 November 2024

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur sot, përmes të cilës u prezantua programi dhe kandidatët për deputet tha se Qeveria Kurti i quajti vetëranët e UÇK’së “mercenar”, dhe sipas tij kjo qeveri refuzoi përkujdesjen ndaj invalidit duke hyrë në marrëveshje me Listën Serbe.

“Shkatërruesit e shtetit, duke tentuar të mashtojnë ofenduan gjithcka e gjithkënd në vend, dukë thënë që gjithcka në këtë vend është shkatërruar, duke e quajtur veteranin e UCK-se, invalidin e saj “Mercenar”, duke refuzuar përkujdesjen ndaj invalidit, duke hyrë në marrëveshje me listën serbe në dëm të veteranëvë, në dëm të shtresave të lirisë”, u shpreh Limaj gjatë fjalimit të tij.

Sipas tij kjo qeveri ka përdorur propaganda ruso-serbe të tipit “është shkatërru ky vend për 20 vite”.

-Advertisement-

“Ata që përdorën propaganda ruso-serbe të tipit “është shkatërru ky vend për 20 vite”, këto propaganda ata I hapën duke udhëtuar nga një qytet të Kosovës në tjetrin, pa pasur asnjë pengesë, duke udhëtuar në liri e në lluks, ata patën fytyrë të derdhin vrerë mbi gjithcka, vetëm që të vijnë vet në qeverisje, me mashtrime”, tha Limaj.

Më tutje i pari i Nismës Socialdemokrate tha se qeveria mashtruan në “mënyrë të fëlliqur.

“Ata mashtruan, jo sepse dijnë më mirë, jo sepse munden më mirë, se pse ata mashtruan në mënyrë kaq të fëlliqur, treguan mbi 1700 kontratat një burimore që I nënshkruan për 4 vite”.

Fjalimi i tij i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera