Lajme

Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 23 November 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjesë në “Darkën e Lamës”, të organizuar nga Komuna e Decanit, shkruan Gazeta Infokus.

Në pamjet e shpërndara nga Haradinaj në “Facebook”, ka shkruar se kjo darkë është një kujtesë për rëndësinë e traditave dhe shpirtit të bashkimit që na dallon si komb.

“Në Llukë të Deçanit, në odën e Dervish Shaqës – simbol i krenarisë dhe frymëzues i shumë gjeneratave, përfshirë brezin e UÇK-së – Komuna e Deçanit organizoi “Darkën e Lamës,” një kujtesë për rëndësinë e traditave dhe shpirtit të bashkimit që na dallon si komb. Kjo traditë e vyer, e ruajtur nga Dervish Shaqa, vazhdon përmes djalit të tij, Aliut, të cilit pata nderin t’i ndaj medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe dhe Shtet.”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Ndër tjerash ai shtoi se kjo darkë të mbetet kujtesë që perms vlerave jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë.

“Qoftë kjo kujtesë se përmes vlerave tona, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një komb i fortë, i bashkuar dhe i denjë për trashëgiminë e tij!”, ka shkruar tutje Haradinaj./Gazeta Infokus/

Më poshte gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera