Lajme

Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 23 November 2024

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar operacionet e tyre me qëllim të parandalimit të kontrabandës.  

Njësitet e lartcekura, sot në rrugën Viti-Gërlicë, kanë ndaluar për kontroll furgon të Mercedes-it, që drejtohej nga personi V.Q., moshës 32-vjeçar, shtetas kosovar, shkruan IndeksOnline.

Gjatë kontrollit në automjet është parë se i dyshuari kishte ngarkuar tekstil të ndryshëm për të cilin nuk kishte dokumente mbi prejardhjen.

-Advertisement-

Vlera e mallit në fjalë dyshohet të jetë afër 10.000€.

Malli dhe automjeti u dërguan në terminalin doganor, teksa me rastin janë duke u marrë njësitet e Doganës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera