Rozë

“Nuk do ta kisha ndërprerë kurrë”, Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother Vip Kosova

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 22 November 2024

Banorja e Big Brother Vip Kosova 3 e cila u largua gjatë ditës së martë nga ky spektakë, Diana Tahiri, ka reaguar sot për herë të parë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Instagram”, ka shkruar se ka qenë një nga ekperiencat e saj më të bukura që ka përjetuar.

Ndryshe ajo tha se largimi i saj u bë për shkak të shëndetit të babait të saj.

-Advertisement-

“Nuk do ta kisha ndërprerë, kurrë po të mos ishte për shëndetin e personit më të shtrenjtë për mua… Babait”, ka shkruar ajo mes të tjerash.

Ndryshe largimi i Dianës nga shtëpia e BBVK, ka ngjallur shumë reagime.

Kjo për shkak se u vë në dyshim se familja e saj kërkonte të largonte për shkak të lidhjes së saj me banorin tjetër të shtëpisë Arionin e jo për shkak të babait.

Gjithashtu reagime të shumta ka sjellur edhe spekulimi që gjatë primet të kaluar, motra e Dianës gjatë vizitës kishte sjellur një mesazh të fshehtë për të.

E gjatë Primet të sotëm pritet të shihet edhe biseda që Diana kishte bërë me babain Brenda shtëpisë se BBVK./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni reagimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera