Lajme

Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 22 November 2024

Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifikua në Kongresin e Manastirit.

Por, kjo ditë përkon edhe me prezantimin e një Fjalori të ri të Gjuhës Shqipe që do të kenë tanimë shkrimtarë, gazetarë, mësues, nxënës dhe të gjithë ata që duan të ruajnë shqipen.

Drafti i Fjalorit te ri, i hartuar nga Gjuhëtare të shquar si Prof Jani Thomai, Prof. Valter Memishaj, Prof. Gjovalin Shkurtaj e Shezai Rrokaj u prezantua në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe.

-Advertisement-

Ky Fjalor do të ketë 8000 faqe A4 është pasuruar pothuajse 2.5 herë më shumë me fjalë, shprehje frazeologjike apo shprehje të huaja që kanë qenë në përdorim, por që nuk i gjeje në fjalorin e vitit 1980, që është përdorur deri më sot.

Por, Gjuha Shqipe po keqpërdoret gjithnjë e më shumë. E për ta mbrojtur atë, gjuhëtarët kërkojnë miratimin e një ligji për gjuhën, shkruan TopChannel.

Për të hartuar këtë fjalor, janë bërë bashkë 55 studiues e akademikë nga të gjitha trevat shqipfolëse për të krijuar këtë vepër.

Fjalori i madh i gjuhës shqipe është një nga tre veprat madhore që Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka ndërmarrë katër vjet më parë bashkë me enciklopedinë shqiptare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera