Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar

Autori: Gazeta inFokus
14:36 | 22 November 2024
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e hapjes. Koordinatorja e kësaj Zyre, Amina Nuraj, ka thënë për Radio Kosovën se në vitin e parë të funksionimit, kanë mbajtur disa aktivitete të rëndësishme, siç janë edhe kurset për mësim të gjuhës shqipe.
Në njëvjetorin e hapjes së Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot organizohen disa aktivitete duke përfshirë shpërndarje të mirënjohjeve për kontribuuesit e zyrës, muzikë me valle si dhe shtrimin e sofrës tradicionale të shqiptarëve e boshnjakëve në Sanxhak, ka thënë për Radio Kosovën udhëheqësja e zyrës, Amina Nuraj. Ajo është shprehur e kënaqur me aktivitetet e realizuara brenda një vjetorit të funksionimit.
“Kemi realizuar shumë projekte siç janë shpërndarja e dhuratave për fëmijët e Sanxhakut, kemi shtruar Sofrën e Sanxhakut, pastaj ekspozitën e fotove e teshave të vjetra të Sanxhakut. Kemi bërë edhe shpërndarjen e 50 çantave për fëmijët e Sanxhakut, si edhe projekte të tjera sikur ky organizimi sot”, tha ajo.
Nuraj ka thënë se njëri prej projekteve të suksesshme ka qenë edhe mbajtja e kurseve të gjuhës shqipe, për çka sipas saj, ka pasur mjaft interesim:
“Kemi mbajtur edhe kursin e gjuhës shqipe që nga muaji maj, tashmë nxënësit janë në nivelin A1 që do të përfundojmë shumë shpejt dhe do të nisim me A2. Ka mjaft interesim. Kemi gati 30 nxënës të moshave të ndryshme”, theksoi Nuraj.
Udhëheqësja e zyrës thotë se kanë përgatitur edhe projekte për vitin e dytë të funksionimit.
“Për vitin tjetër jemi duke planifikuar vizitën e Rrafshnaltës së Peshterit dhe shqiptarët e asaj ane të Sanxhakut. Kemi planifikuar edhe shumë projekte por do të shikojmë mundësitë e financimit.”
Për sa i përket financimit, Nuraj tha se një pjesë e kësaj zyre financohet nga qendra e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc, pastaj nga donacionet prej mërgimtarëve, etj. E Qeveria e Serbisë sipas koordinatores Nuraj, nuk pranon të financojë këtë Këshill, ashtu siç i financon strukturat organizative të ngjashme nëpër Serbi.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...
-
Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka d...
-
Hamza rikonfirmon: Më e mundshme qeveria nga opozita, s’bashkëpunojmë me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka ...
-
“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklarat...
-
Hamza: Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota, diçka këtu s’ka funksionuar
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bedri Hamz...
-
Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, ...
-
Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur s...
-
Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arab...
-
Syla ironizon me LDK-në: Që 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, e kërkon Kryeministrin si me pas me “tapi”
Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku b...
-
Aksident mes një kamioni dhe veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture në a...
-
Lumir Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbled...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...