Lajme

Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 21 November 2024

Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një interviste në Rubikon në Klan Kosova ka folur edhe për energjinë elektrike.

Hamza ka thënë se Kosova ka mungesë të kapaciteteve gjeneruese për shkak të termocentraleve të vjetra.

“Energjia është një top prioritet për Kosovën. Kapacitetet ekzistuese gjeneruese të energjisë në Kosovë janë të stërvjetëruara dhe janë të pamjaftueshme për me e plotësu konsumin me energji. Kosovën A e kemi të viteve 60-ta, ndërsa Kosovën B të viteve të 80-ta dhe janë të pamjaftueshme për t’i plotësuar nevojat. Jemi vonuar si shtet për ndërtimin e termocentraleve të reja energjetike. Kemi refuzuar projektet mbi bazën e thëngjillit, kemi refuzuar fatkeqësisht projektin për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese me gaz”, tha kandidati i PDK-së.

-Advertisement-

Hamza ka thënë se Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike.

Kandidati i PDK-së është zotuar për projekte të reja gjeneruese.

“Në do të punojmë ngushtë që të kemi kapacitete të reja gjeneruese mbi bazën e gazit, do të punojmë ngushtë me partnerët tanë dhe përtej saj, kjo lidhje do të jetë nga pjesa e Maqedonisë së Veriut. Ka opsione dhe bisedime, por ne e kemi të qartë se në cilën linjë do të jetë furnizimi me gaz dhe Kosova ka nevojë për kapacitete gjeneruese”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera