Lajme

Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 21 November 2024

Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Dy persona mbetën të plagosur, ndërsa të dyshuarit tashmë janë identifikuar. Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri ndodhet akoma në arrati.

Siç ka mësuar Sinjali ekskluzivisht personi i arrestuar është Nexhmi Neziri, rreth 29-vjeçar, ndërsa dy personat që kanë mbetur të plagosur janë Gzim Zeka dhe Kujtim Zeka.

-Advertisement-

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se motivi i rastit dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje që palët kanë pasur më herët.

Lajmin për incidentin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar një veturë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera