Lajme

Katër të dyshuar në pranga, publikohen pamjet nga aksioni i policisë kundër keqpërdoruesve të kartelave bankare

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 21 November 2024

Policia ka prabgosur katër persona pas një aksioni të zhvilluar në Prishtinë e Mitrovicë.

Të njëjtit dyshohet se kanë përdorur pa autorizim kartelat bankare të personave të tjerë, për blerje e transaksione të ndryshme.

“Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri-tjetrin dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përdorur kartelat bankare e shtetasve të ndryshë pa autorizim, duke bërë transaksione si dhe blerje të gjësendeve të ndryshme ( përmes platformave Online). Të dyshuarit fillimisht përmes formave të ndryshme kanë arritur të sigurojnë të dhëna elektronike të kartelave bankare, duke përdorur pajisje dhe programe specifike kompjuterike kanë bërë edhe klonimin e kartelave bankare dhe pastaj të njëjtat i kanë përdorur për shërbime të ndryshme, kryesisht Online dhe fizike”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Organet e rendit po ashtu kanë sekuestruar rreth 10 mijë euro, pajisje për klonim të kartelave bankare, kartela të zbrazëta për qëllim të klonimit, si dhe dokumente relevante që ndërlidhen me veprën penale, vetura e motoçiketë.

“Me vendim të prokurorit kompetent tre nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, përderisa njëri është liruar në procedurë të rregullt. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pamje nga aksioni i policisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera