Gjermania mban zgjedhjet e reja me 23 shkurt
Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 13 Nëntor 2024
Pas rënies së Qeverisë së Kancelarit Sholz, partitë politike gjermane janë marrë vesh që zgjedhjet e reja parlamentare në Gjermani, të mbahen më 23 shkurt. Për këtë datë ka dhënë në parim pëlqimin edhe presidenti gjerman, Steinmeier.
Pas shpërbërjes së koalicionit midis socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve, subjektet politike parlamentare të përfaqësuara në Bundestag, janë marrë vesh që data e zgjedhjeve të reja parlamentare në Gjermani të jetë 23 shkurt 2025. Ky propozim është miratuar nga CDU dhe SPD. Gjithashtu, FDP dhe të Gjelbërit nuk kanë kundërshtuar propozimin, raporton televizioni parë publik gjerman ARD.
Ndërkaq, edhe presidenti i Republikës Federale, Frank-Walter Steinmeier, i cili merr vendimin përfundimtar lidhur me datën e zgjedhjeve, ka dhënë sinjale, se pajtohet për datën e përcaktuar.
Kancelari Sholz ka njoftuar në mediat gjermane, se para Krishtlindjeve, përkatësisht me 11 dhjetor pritet të paraqesë kërkesën me shkrim për votëbesim, ndërsa më 16 dhjetor pritet të vihet në votën e deputetëve të Bundestagut, besimi ndaj qeverisë së tij, e cila nuk ka shumicën e nevojshme për vazhdimin e qeverisjes.
Sipas ligjit, pas humbjes së votëbesimit për qeverinë, presidenti i Republikës ka 21 ditë kohë për të shpallur shpërbërjen e Bundestagut. Pas kësaj, ka një periudhë 60-ditore brenda së cilës duhet të zhvillohen zgjedhjet dhe brenda kësaj periudhe përfshihet edhe datën 23 shkurt.
Sipas rregullit, derisa të zhvillohen zgjedhjet për Bundestagun gjerman, nuk do të ketë zgjedhje për parlamentet e krahinave, kështu që zgjedhjet për qytetin e Hamburgut, do të zhvillohen një javë më vonë, përkatësisht më 2 mars.
Për datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 23 shkurt, mbështetjen e saj e ka shfaqur edhe kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Ruth Brand. Ajo tha se data e propozuara në shkurt është “plotësisht të realizueshme” dhe se implementimi i zgjedhjeve është i menaxhueshëm nga pikëpamja teknike.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
































