Sport

Kosova nis përgatitjet për dy ndeshjet e nëntorit

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 12 November 2024

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e nëntorit.

Futbollistët janë grumbulluar në Kampin Nacional në Hajvali, ku kanë zhvilluar stërvitje.

Të premten, më 15 nëntor “Dardanët” do të luajnë në Bukuresht kundër Rumanisë, kurse të hënën më 18 nëntor kundër Lituanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

-Advertisement-

Në një konferencë për media të mbajtur të hënë, trajneri Franco Foda, u shpreh optimist për vendin e parë në grup.

Mirëpo, Foda tha se për të ndodhur kjo duhet fitore kundër Rumanisë.

Kosova për ta rrëmbyer kreun e tabelës i duhet një fitore prej tre golash ndaj rumunëve.

Tekniku gjerman njoftoi se në ndeshjet e nëntorit, s’do t’i ketë në dispocizion pesë futbollistë:

Ermal Krasniqin, Bersant Celinën, Milot Rashicën, Leart Paqaradën dhe Emir Sahitin.

Derisa tha se në vend të tyre ka ftuar edhe futbollistë të rinj, për herë të parë nën urdhrat e tij do të jenë Baton Zabërgja dhe Leard Sadriu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera