Lajme

Limaj tubim me mërgatën në Zvicër: Morëm përkrahje për sfidat që e presin vendin

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 09 November 2024

Kreu i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka mbajtur në Zvicër me bashkatdhetarët.

Limaj ka shkruar se në këtë takim me mërgatën, kanë marrë përkrahje për sfidat që e presin vendin dhe se është zotuar që NISMA në Parlament do të jetë një zë i fortë për diasporën.

-Advertisement-

Postimi i plotë:  

Nga Zvicra e bashkëatdhetarëve që asnjëherë nuk e ndalën angazhimin për liri e shtet!

Turin e takimeve e vazhduam në Fribourg, ku së bashku me bashkëpunëtorë patëm knaqësinë të takojmë e të çmallemi me qindra mërgimtarë që jetojnë e veprojnë në Zvicër.

Patëm rastin të kujtojmë të kaluarën e përbashkët të aktivitetit ilegal, të diskutojmë për të tashmen e brishtë të Kosovës dhe të planifikojmë veprimet tona të së ardhmes, ku u pajtuam se më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për përfaqësues të dëshmuar në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Nga bashkëatdhetarët tanë morëm mbështetjen e plotë për sfidat që na presin, derisa ne u zotuam se NISMA në Parlament gjithmonë do të jetë zë i fortë për diasporën tonë.

Falenderim i veçantë e mirënjohje për secilin që ndanë kohën e tyre të çmuar për të qenë sot me ne!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera