Sindikata e KEK-ut me ultimatum për menaxhmetin dhe Bordin: Keni afat deri sot
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 08 November 2024
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar javën e kaluar duke kërkuar rritjen e pagave të punëtorëve.
Kërkesë tjetër e tyre ka qenë pagesa e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.
“Menaxhment, respekto Ligjin e Punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”, ishin disa nga shkrimet në pankartat që protestuesit i mbanin në dorë.
Ani pse këta të fundit kanë protestuar kërkesat e tyre nuk u janë plotësuar dhe Sindikata e Re e KEK-ut ka vendosur që të presin deri sot t’u plotësohen kërkesat e tyre të cilat i kanë parashtruar në protestën e tyre të 24 tetorit
“Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje Menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve të reflektojnë dhe të përmbushin kërkesat tona legjitime brenda datës 08.11.2024. Nëse kërkesat tona nuk përmbushen brenda afatit të caktuar, ne do të ndërmarrim hapa të tjerë, sipas Statutit Sindikal, Ligjit për Organizim Sindikal dhe Ligjit për Greva”, thuhet në njoftimin e Sindikatës
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona do të vazhdojmë me protesta dhe greva deri në plotësimin e tyre
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, është deklaruar lidhur me situatën aktuale të punëtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Ai theksoi se, pas protestës së fundit, nuk ka pasur asnjë takim me menaxhmentin për të diskutuar kërkesat e sindikatës. Llumnica njoftoi se sindikata vendosi të presë deri sot për të krijuar mundësi dialogu dhe për të diskutuar situatën më tej.
‘’Deri më tani nuk kemi pasur takime përveç para protestës që e kemi pasur, pas protestës nuk kemi pasur takime
Ne dje në takimin e Kryesisë së sindikatës së re t KEK-ut kemi marrë vendim që të presim deri sot me qëllim që të krijojmë mundësi dialogimi edhe më tutje, pas 5 nëntorit do të marrim vendim në bazë të statutit sindikal dhe ligjit për greva, ligjit për organizim sindikal me qëllim të realizimit të kërkesave tona’’, tha Llumnica për FrontOnline
Ai shprehu shqetësimin e tij për pagat e ulëta të punëtorëve, duke theksuar se paga e një mjeshtri elektrik është vetëm 676 euro, ndërsa në sektorin privat pagat arrijnë deri në 1,200 euro. Kjo, sipas tij, ka kontribuar në ikjen e kuadrove nga vendi i punës.
‘’Paga e punëtorit të KEK-ut është më e ulëta në Kosovë bazuar në tregun e punës , nuk po flasim për ata që marrin paga prej nesh pra prej kontributit tonë dhe të qeverisë së Republikë së Kosovës mirëpo po flasim për tregun e punës që një mjeshtër elektrik ka 676 euro pagë e në privat mund t sillet 1100-1200 euro pagë kështu që njerëzit tek ne kanë filluar kuadrot të ikin nga vendi i punës’’, tha Llumnica.
Llumnica gjithashtu theksoi rrezikun e lartë që përballen punëtorët e KEK-ut, duke përmendur se çdo vit, rreth 30 punëtorë humbin jetën për shkak të kushteve të rrezikshme të punës. Ai nënvizoi se rrezikshmëria nuk po paguhet siç duhet, ndërsa përmendi premtimet e Bordit të KEK-ut për vlerësimin e rrezikshmërisë që nuk janë realizuar asnjëherë.
Një tjetër çështje e rëndësishme është pagesa e fundjavat për punëtorët me ndërrime, e cila është fituar në gjykata, por që KEK-u ende nuk e zbaton. Llumnica e konsideroi këtë si një shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ai përmendi se sindikata është e gatshme të veprojë në përputhje me statutin sindikal dhe ligjin për greva. Pas 8 nëntorit, sindikata do të vendosë për hapat e ardhshëm, duke përfshirë mundësinë e protestave ose grevave nëse kërkesat e punëtorëve nuk plotësohen.
‘’ Pas ditës së sotme do të marrim vendime varësisht nga disponimit të punëtorëve dhe përfaqësuesve sindikalë ka mundësi proteste apo greve, nëse realizohen kërkesat tona është në rregull po nëse nuk plotësohen ne do të vazhdojmë me protesta dhe greva deri në plotësimin e tyre’’, përfundoi Llumnica.
Të tjera
-
Çfarë dihet për rrëzimin e avionit në Kazakistan që vrạu 38 nga 67 personat në bord
Një avion i linjës së Azerbajxhanit është rrëzuar në Kazakistan duke vrarë 38...
-
Valixhe e dyshimtë në afërsi të një banese ndërtimi në Ferizaj, policia jep detaje
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
BQK: Kosovarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi sesa vitin e kaluar
Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka rikapitul...
-
Ushtarët e KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave të turmave në Kosovë
Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë përfunduar trajnimin ...
-
Mbyllet institucioni paralel serb në Mitrovicë të Veriut
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot është mbyllur një...
-
“Qeveri e idhnakëve”: Jasharaj i SBAShK thotë se formularin për heqje dorë nga shtesat, Murati do ta aplikojë edhe ndaj sektorit publik
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK ka folur për vendimin e Qeverisë që t’i ja...
-
“Espresso me Bedri Hamzën”: Hamza i tregon një mësimdhënëseje se do t’i rritet paga për 50%
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, sot...
-
Policia e Kosovës bastisë një objekt të uzurpuar nga institucionet paralele të Serbisë
Policia e Kosovës ka bastisur mëngjesin e sotë, objektet në të cilat po vepro...
-
Hykmete Bajrami i reagon Hekuran Muratit: Kushdo që flet për rritje duke e përjashtuar inflacionin thotë të pavërteta
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e...
-
KOSTT njofton se një pjesë e Prishtinës s’do të ketë rrymë tri orë
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
Policia jep detaje për aksidentin në mes një kamioni e tre veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Në afërsi të objektit të KEDS në kryeqytet sot ka ndodhur një aksident zinxhi...
-
Haradinaj: Kjo qeveria e territ, kurrë asgjë nuk qiti në dritë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të...