Lajme

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Viti 2024, më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 07 November 2024

2024 do ta kalojë “me siguri” vitin 2023 si viti më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë: Njoftimin e bëri sot Shërbimi për Ndryshime Klimatike i Bashkimit Europian, Copernicus.

Të dhënat e tij publikohen vetëm pak përpara samitit të OKB-së për klimën, i cili pritet të mbahet javën e ardhshme në Azerbajxhan, ku vendet do të tentojnë sërish pajtimin për një rritje të madhe të financimit për luftimin e ndryshimit klimatik.

Copernicus deklaron se nga janari deri në tetor, temperatura globale mesatare ka qenë aq e lartë saqë viti 2024 do të jetë i nxehtë në botë – nëse anomalia e temperaturës në muajt e mbetur të vitit nuk bie nën zero. “Shkaktari thelbësor, kryesor i rekordit të këtij viti është pikërisht ndryshimi klimatik”, tha për Reuters drejtori i tij Carlo Buontempo. “Klima po ngrohet në përgjithësi. Po ngrohet në të gjitha kontinentet, në të gjitha oqeanet. Prandaj pritet që këto rekorde të vazhdojnë të thyhen”, shtoi ai. Shkencëtarët pohojnë se 2024-ta do të jetë gjithashtu viti i parë në të cilin planeti është më i ngrohtë me 1.5 gradë, krahasuar me kohën paraindustriale, 1850-1900, kur njerëzit filluan të djegin lëndë fosile në shkallë industriale. Emetimet e dioksidit të karbonit nga djegia e thëngjillit, karburanteve dhe gazit, konsiderohen shkaktarë kryesorë të ngrohjes globale.

-Advertisement-

Çështja është se çdo rritje e temperaturave nxit mot ekstrem, siç ndodhi së fundi në Spanjë ku qindra vetë humbën jetën për shkak të përmbytjeve katastrofike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera