Lajme

Alarme për bombạ në vendvotime në disa shtete amerikane, FBI thotë se e-mailet kanë origjinë nga domenet ruse

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 05 November 2024

FBI ka thënë të martën pasdite se ata janë në dijeni të kërcënimeve me bomba në vendet e votimit në disa shtete, shumë prej të cilave, thanë ata, duket se “e kanë origjinën nga domenet ruse të emailit”.

Byroja tha në një deklaratë se asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar të jetë i besueshëm deri më tani.

“Integriteti zgjedhor është ndër prioritetet më të larta të FBI-së”, thuhet në deklaratë, ka raportuar The Guardian.

-Advertisement-

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë shtetërorë dhe vendorë të zbatimit të ligjit për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi ndaj zgjedhjeve tona dhe për të mbrojtur komunitetet tona ndërsa amerikanët ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”.

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahen zgjedhjet presidenciale.Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera