Hill thotë se SHBA e do Serbinë të pavarësuar nga Rusia dhe në NATO
Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 05 November 2024
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për Demostat ka folur për Serbinë dhe mundësinë e anëtarësimit të shtetit serb në NATO. Hill ka thënë se është shumë e rëndësishme që një shtet të anëtarësohet në NATO meqë siguria ndahet me të tjerët.
Hill ka shtuar se SHBA dhe BE janë të interesuara ta ndihmojnë Serbinë që të rivendos sovranitetin e saj energjetik dhe të mos lejojë një situatë ku Rusia e përdor çështjen e energjisë si mjet politik.
“Mendoj se SHBA-të dhe sinqerisht Bashkimi Evropian janë shumë të interesuara të ndihmojnë Serbinë të rivendosë sovranitetin e saj në sektorin e energjisë. Serbisë prej vitesh i është dashur të marrë hua ose të blejë energji nga vende të tjera. Kjo nuk është e keqe në vetvete, por Serbia nuk duhet të gjendet në një situatë ku Rusia e përdor energjinë si mjet politik. Mendoj se po vjen koha kur nuk do të jetë më kështu”, ka deklaruar ambasadori Hill.
I pyetur se çfarë përfitimesh do të kishte Serbia nga anëtarësimi në NATO, ai u përgjigj se “çështja kryesore e mbrojtjes është, siç e pamë në këtë konflikt të tmerrshëm të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, se është shumë e vështirë të luftosh në mënyrë të pavarur. Është mirë të kesh miq, të kesh aleatë. Do të ishte e rëndësishme që Serbia të kishte aleatë, që në thelb do të nënkuptonte se asnjë vend nuk do të dëshironte të sulmonte Serbinë, sepse do të kishte aleatë të NATO-s”.
“Parimi bazë i NATO-s është, natyrisht, që një sulm ndaj një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve. Është thelbi i aleancës. Por përsëri, kjo është diçka që varet nga vendimi i qytetarëve të Serbisë. Unë nuk dua të promovoj NATO-n; qytetarët mund të informohen, të mendojnë dhe të dëgjojnë. Ata nuk kanë nevojë për diplomatë të huaj për t’u thënë se çfarë të bëjnë”, ka thënë Hill.
Të tjera
-
PZAP e urdhëroi ta certifikojë Listën Serbe, KQZ: Do të presim nëse do të ketë ankesa në Supreme kundër këtij vendimi
Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ’së ...
-
Krishtlindjet në kampin Bondsteel, Hovenier dhe Osmani festojnë me ushtarët amerikanë dhe të NATO-s
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...
-
Vajza rrạh nënën e saj në Pejë
Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është s...