Lajme

Tahiri tallet me deputetin e VV’së: Këtë margaritar s’duhet me hjek prej foltores

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 04 November 2024

Deputeti i VV’së, Valon Ramadani, gjatë seancës së sotme, ku po shqyrtohet propozimi i gjashtë deputetëve të PDK-së, për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK, tha se ky medium nuk është kapur nga askush.

“Nuk e kemi kapur ne, nuk e ka kapur askush, por vetëm e kemi çkapur nga ju”, tha Ramadani.

“Në emër të GP të VV ju përshëndesim e mirë u takofshim në seancën e radhës”, tha në fund Ramadani.

-Advertisement-

Pas tij e mori fjalën shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri. Ai e quajti Ramadanin “margaritar”.

“Me mujt ia kisha shtu edhe 10 minuta me fol, këtë margaritar s’duhet me hjek prej foltores, ky është përfaësuesi më i mirë, më i denjë i kësaj mendësie që udhëheq sot Republikën e Kosovës. Këtë duhet me lënë gjithë ditën në foltore me nejt me pa qytetarët cfarë mentaliteti na udhëheq, po ke kohë e shkurtë sa foli”, tha Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera