Votojnë 70 milionë amerikanë, ndërsa Harris dhe Trump po bëjnë fushatë në të njëjtin shtet

Autori: Gazeta inFokus
21:53 | 02 November 2024
Kur na ndajnë pak ditë nga 5 nëntori, data e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë më shumë se 70 milionë amerikanët që kanë votuar tashmë, duke zgjedhur votimin e hershëm apo atë me postë.
Sipas të dhënave të Laboratorit Zgjedhor, janë demokratët ata që kanë përdorur më shumë votimin e parakohshëm në 25 shtetet që e ofrojnë atë. Në të paktën dy shtete, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia, një numër rekord njerëzish kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi.
E shtuna shënon ditën e fundit të votimit të hershëm në Karolinën e Veriut, ku deri tani janë hedhur mbi 3.8 milionë vota. Zgjedhjet po mbahen ndërsa pjesa perëndimore e shtetit vazhdon ende përpjekjet për t’u rimëkëmbur pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga uragani Helene.
Me qëllim që të sigurojnë sa më shumë mbështetës, si nënpresidentja Kamala Hrris ashtu edhe rivali i saj republikani Donald Trump do të jenë sërish në Karolinën e Veriut për fushatë.
Ndërsa amerikanët i ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet presidenciale, Harris dhe Trump po zhvillojnë prej 4 ditësh takime në një nga shtetet me rëndësi kritike për përcaktimin e fatit të zgjedhjeve.
Sondazhet thonë se janë të paktën 7 shtete ku si demokratja Harris ashtu edhe republikani Trump kanë të njëjtën mbështetje.

Të tjera
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024 ka pranuar 275 kallëzime pe...
-
Dridhet Japonia – tërmet me magnitudë 6.6
Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperën...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Rrezarta Krasniqi e bindur: 500 mijë vota për Vetëvendosjen është një ëndërr e parealizueshme
“Ëndërr të parealizueshme” e konsideron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi...
-
“Përmes Klinës drejt një Kosove më të fuqishme”- Dervishaj publikon momente të jashtëzakonshme nga Klina
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë
Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Has...
-
BE ofron 140 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën
Komisioni Evropian njoftoi sot një paketë të re të ndihmës humanitare me vler...
-
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, dyshohet për vjedhje
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra...