Lajme

Konjufca dhe shefi i KFOR-it flasin për qasjen destabilizuese të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 01 November 2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Enrico Barduani.

Në këtë takim të parë, Konjufca e falënderoi gjeneralmajorin Barduani për vizitën dhe e uroi për detyrën e tij të re në krye të KFOR-it.

Ai u shpreh i bindur se do të vazhdojë të thellohet bashkëpunimi midis misionit të NATO-s dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke thënë se ky raport është shumë i rëndësishëm për një gjendje sa më të mirë të sigurisë në vendin tonë dhe stabilitet sa më të qëndrueshëm rajonal.

-Advertisement-

Ai theksoi se situata e sigurisë në vendin tonë paraqitet gjithnjë e më e mirë, por se qasja destabilizuese nga Serbia dhe përpjekjet ruse për ndërhyrje në rajon tregojnë për nevojën e angazhimit të përbashkët e të pandërprerë për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për angazhim në drejtim të thellimit të bashkëpunimit, në funksion të forcimit gjithnjë e më madh të stabilitetit, me të gjitha sfidat që gjenden përpara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera