KE vlerëson përparimin e Kosovës dhe e inkurajon t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 30 October 2024
Komisioni Evropian publikoi të mërkurën raportet vjetore të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në BE.
Në dokumentin për Kosovën thuhet se autoritetet e vendit mbeten të përkushtuara në rrugën drejt integrimit evropian.
Derisa kujton se Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, raporti thekson se Komisioni është i gatshëm për të përgatitur një opinion për aplikimin e saj, kur një gjë e tillë të kërkohet nga Këshilli.
Aty kujtohet se mbajtësit e pasaportave biometrike në Kosovë gëzojnë regjimin e udhëtimit pa viza drejt BE-së, që nga 1 janari i këtij viti, ndërsa nga tetori, të njëjtën të drejtë e kanë edhe poseduesit e pasaportave të Serbisë, që ua lëshon Drejtoria Koordinuese Serbe.
Raporti thekson se tensionet në veri të Kosovës kanë vazhduar si pasojë e sulmit të dhunshëm kundër Policisë së Kosovës nga sulmues të armatosur serbë, më 24 shtator të vitit 2023.
Sulmin në Banjskë, Raporti i Progresit e cilëson si “përshkallëzimin më të rëndë në vitet e fundit”.
“Kriza të tjera u shkaktuan nga çështje që lidhen me shpronësimin e tokave nga Qeveria në veri; nga miratimi i një rregulloreje të Bankës Qendrore për transaksionet me para të gatshme, që ndikoi negativisht të serbët e Kosovës dhe komunitetet tjera joshumicë; nga operacionet policore për mbylljen e zyrave të institucioneve të drejtuara nga Beogradi, që ofronin ndihmë për komunitetet joshumicë; dhe nga ndalimi i vazhdueshëm i importit të mallrave me origjinë serbe”, thuhet mes tjerash në raport.
Këto çështje i dëmtuan edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit serb të vendit, sipas raportit.
Aty theksohet se edhe situata mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur e tensionuar, edhe pse ka pasur progres në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
“Arritjet e dukshme përfshijnë marrëveshjet historike të dakorduara në shkurt dhe mars, 2023 [për normalizimin e marrëdhënieve], hapat përgatitorë në themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, avancimet në sektorin e energjisë dhe zotimet për adresimin e çështjes së personave të pagjetur”, thuhet në raport.
“Kosova është zotuar se do t’i zbatojë plotësisht të gjitha detyrimet e saj përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit [të Marrëdhënieve me Serbinë] dhe Aneksi i Zbatimit të saj, si dhe nga të gjitha marrëveshjet e kaluara”, thekson raporti.
Sipas tij, Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa mjedisi i biznesit në vend është përmirësuar, po ashtu
Në këtë dokument, Kosova inkurajohet t’i intensifikojë përpjekjet e saj për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes.
Aty thuhet, po ashtu, se Qeveria duhet të punojë për të krijuar mbështetje politike ndërpartiake për t’i ndjekur në mënyrë më efektive reformat që lidhen me BE-në.
“Kosova duhet ta zbatojë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e saj dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa apo parakushte të mëtejshme”, thekson po ashtu Raporti i Progresit.
Kërkesë të ngjashme, Komisioni Evropian bën edhe në Raportin e Progresit për Serbinë.
“Marrëveshja është e vlefshme dhe ligjërisht e detyrueshme për palët dhe të gjitha formalitetet, përfshirë miratimin apo ‘formalizimin’ e saj, nuk duhet ta pengojnë progresin në zbatimin e saj”, theksohet në Raportin e Progresit për Serbinë.
Të dyja vendet porositen se normalizimi i marrëdhënieve mbetet kusht thelbësor në rrugën e tyre evropiane dhe se të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme, në mungesë të përparimit në këtë drejtim.
Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Përkundër dhjetëra marrëveshjeve të arritura, shumë prej tyre nuk zbatohen në praktikë.
Palët akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë angazhimi./REL
Të tjera
-
Kurti tregon se ku do t’i çojë 3.6 miliardë eurot nga buxheti për vitin 2025, 208 milionë për fushën e mbrojtjes
3.6 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2025, i projektuar nga Qeveria...
-
Aksion kundër fajdesë në Prizren dhe Suharekë, gjashtë të arrestuar
Gjashtë persona janë arrestuar sot nga policia në një aksion të zhvilluar kun...
-
Londra regjistron rastin e parë të Lisë së majmunit
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka njoftuar...
-
Emrat e 24 prokurorëve të rinj dërgohen për dekretim tek Presidentja
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 10 vota për dhe 1 abstenim, ka votuar...
-
Haradinaj: Raporti i Progresit pasqyron shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
Bajrami: Qeveria s’kujdeset për zbatimin e vendimit për pagën minimale, punëtoret teknike të Kuvendit po paguhen nga 275 euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami argumentoi se si pushteti nuk po kujdeset...
-
Kusari-Lila takon ambasadorin austriak, flasin për zgjedhjet
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka pr...
-
Aliu flet për punimet në rrugët për Podujevë, Gjilan e Dollc-Gjakovë: Shumica po zhvillohen në trende normale
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në lidhjet me projektet rru...
-
Raporti i Progresit për Shqipërinë, Rama: Më pozitivi, bazohet në fakte dhe jo perceptime
Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato i ka dorëzuar ditën e sotme kryem...
-
Emrat e 24 prokurorëve të rinj dërgohen për dekretim tek Presidentja
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 10 vota për dhe 1 abstenim, ka vo...
-
Selmanaj pas fjalëve të deputetes së LVV-së për Raportin e Progresit: Unë e kam lexu një raport tjetër, flet për centralizim të pushtetit
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj foli për Raportin e sivjetmë të Progresit ...
-
Zhdukja e qindra pasaportave, PDK kërkon hetim urgjent: Mërgimtarët rrezikohen nga keqpërdorimi i të dhënave personale
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se Prokuroria urgjentisht d...