Statistika alarmante, 70 të vdekur si shkak i aksidenteve të trafikut në Kosovë vetëm brenda nëntë muajve
Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 29 October 2024
Shqetësuese janë shifrat e aksidenteve të cilat raportohen brenda 24 orëve.
Thuajse çdo ditë në bazë të të dhënave të Policisë së Kosovës raportohen mbi 40 aksidente, më së paku.
Në kuadër të këtyre aksidenteve në të shumtën e rasteve ka shumë të lënduar, madje edhe viktima.
Vetëm brenda këtij muaji, si shkak i aksidenteve në trafik kanë humbur jetën mbi 10 persona.
Aksidentet e trafikut ku viktimat janë këmbësorë, drejtues të biçikletave, motoçikletave, veturave e deri tek kamionët ndodhën në rrugët e ndryshme të vendit.
Edhe më shqetësuese bëhet situata se numri i aksidenteve është thuajse çdo herë në rritje, pavarësisht thirrjeve të policisë për kujdes të shtuar.
Në të shumtën e rasteve arsyet që kanë çuar në këto aksidente janë mos-përshtatja e shpejtësisë me rrugën në të cilën drejtohet mjeti.
Madje brenda periudhës janar-shtator si pasojë e aksidenteve me fatalitet në komunikacion, në vendin tonë kanë humbur jetën 70 persona.
Sipas policisë, numri total i aksidenteve ka shënuar rënie krahasuar me vitin e kaluar, megjithëse numri i viktimave nga aksidentet mbetet i lartë.
Në lidhje me këtë çështje nga Policia e Kosovës kanë thënë se në periudhën janar-shtator të këtij viti, janë shënuar gjithsej 1 mijë e 578 aksidente dhe krahasuar me vitin e kaluar ka rënie për 254 raste.
E sipas policisë thuhet se rreth 24 për qind e këtyre aksidenteve shkaku kryesor janë vetëaksidentet.
“Numri i përgjithshëm i aksidenteve rrugore ( ku përfshihen aksidentet fatale, me lëndime dhe dëme materiale) gjate kësaj periudhe te vitit; janar –shtator 2024 krahasuar me periudhën e njëjte te vitit 2023, është për 411 aksidente më pak. Ne periudhën janar-shtator 2024, janë raportuar 65 aksidente fatale me 70 persona të vdekur, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (2023), pra sivjet deri ne ketë periudhe janë shënuar rreth 15% më pak aksidente fatale. Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktareve të tyre ne gjashtëmujorin e parë të këtij viti (janar-qershor-2024), është konstatuar se rreth 24 % të aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vetaksidente”, thuhet në përgjigjen e Policisë
Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur edhe ulje të aksidenteve me lëndime dhe atyre me dëme materiale.
“Falë angazhimeve policore, periudha krahasuese e muajit shtator (2023/2024) ka rezultuar me uljen e të gjitha llojeve të aksidenteve rrugore, ku aksidentet fatale kanë shënuar ulje -81.82%, përderisa numri i personave të vdekur ka shënuar po ashtu ulje të theksuar për -84.62%, aksidentet me lëndime ulje për -22.52% dhe aksidentet me dëme materiale po ashtu ulje për -9.04%”- shton tutje Policia.
Ndërkaq sa përket gjobave ka pasur rritje për 11.78% të shqiptimit të gjobave përgjatë kësaj periudhe.
Nga 58 mijë gjoba që janë shqiptuar vitin e kaluar, kësaj here ky numër ka shkuar në 65 mijë 151 tiketa të shqiptuara.
“Përgjatë kësaj periudhe kohore ka pasur edhe aktivitete në fushatat sensibilizuese për sigurinë rrugore, si dhe janë rritur aktivitetet policore ndaj shkelësve të ligjit, ku numri i gjobave të shqiptuara është rritur nga 58 285 në 65151 apo rritje për +11.78%”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Policia gjithashtu ka bërë me dije se përgjatë kësaj periudhe kohore ka pasur edhe aktivitete në fushatat sensibilizuese për sigurinë rrugore, si dhe janë rritur aktivitetet policore ndaj shkelësve të ligjit.
Policia e Kosovë ka apeluar tek të gjithë shoferët ne veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe nga ta që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë. /Lajmi
Të tjera
-
Opozita as sot nuk voton pjesëmarrjen në seancë
Partitë opozitare sërish nuk e kanë votuar pjesëmarrjen në kuvend, njëjtë siç...
-
Përmbytjet në Spanjë, flamujt evropianë para selisë në Bruksel ulen në gjysmështizë
Të paktën 95 persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë, dhe ...
-
Rama: Kryeqyteti, i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ...
-
Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. ...
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...
-
“Ka që e lypin dallamen edhe me miniq”, “Çmimi shkon deri në…” – Shitësja e veshjeve tradicionale tregon rastin epik që i ka ndodhur me vjehrra
Gjylshahe Hoxha një grua nga Prizreni e cila cilësohet si njëra nga gratë me ...