Lajme

Pejë: Dyshohet se zyrtarit të ShKK-së ia vodhi armën vëllau

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 28 October 2024

Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës.

Një person e ka vërejtur se atij po i mungonte arma zyrtare.

Me këtë rast, menjëherë ai e ka njoftuar policinë, të cilët i kanë nisur hetimet për këtë rast.

-Advertisement-

Klankosova.tv merr vesh se i dëmtuari në këtë rast, zyrtar i Shërbimit Korrektues i Kosovës ka thënë se dyshimet i ka në vëllain e tij, i cili kishte dalur nga shtëpia pa ndonjë paralajmërim.

Ky i fundit po kërkohet nga policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera