LDK e PDK me qëndrime të ndryshme rreth koalicionit paszgjedhor me VV, çka thonë nga këto parti
Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 27 October 2024
Kush me kënd koalicion pas zgjedhjeve parlamentare në nivel të vendit po bëhet çështje ditë e më konfuze. ‘Vija të kuqe’ nuk janë shprehur nga opozita, por është futur termi “hendek me Vetëvendosjen”: nga dikush e kuptuar si fjalë më e butë e nga dikush tjetër si cilësim përtej vijash të kuqe.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për “hendek” të madh me Vetëvendosjen e cila, sipas tyre, vështirë se mund të mbushet me një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Por, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ditëve të fundit me ç’duket nënkuptoi një përzbutje qëndrimesh: nuk përjashtohet as VV, tha ai në një intervistë në “Paparaci”.
“Me VV brenda a po jashtë?”, u pyet ai.
“Nuk përjashtohet as Vetëvendosja që të jetë brenda por nuk është preferencë e parë”, u përgjigj Gashi, duke e pretenduar për të mirëqenë se pas 9 shkurtit udhëheq LDK.
“Ne kemi dëshmuar që kur udhëheqim vetë edhe tjerët i bëjmë më të mirë. Nuk thash që Kurti bëhet i mirë, por ekipin që marrim ne me menaxhu bëhet e mirë. Ne kemi menaxhuar edhe me një ekip siç ka qenë ekipa me PDK-në por ka qenë relativisht e suksesshme. Nën hijen e LDK-së gjithçka përmirësohet. Ata duhet të vinë në koalicion me LDK-në përndryshe s’ka koalicion…ne i çesim rregullat”, tha Arben Gashi.
Partia Demokratike e Kosovës, po ashtu në të njëjtat vlerësime – për hendeqe të mëdha – kohëve të fundit ka dhënë aty-këtu vlerësime se si do të duket qeveria pas 9 shkurtit: natyrshëm, sipas tyre, me udhëheqjen e Bedri Hamzës, kandidatit të vet.
Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së, ditëve të fundit se partia e vet – ndonëse nuk ka vendosur ‘vija të kuqe’ – “nuk ka rrugë me Vetëvendosjen” në ndonjë koalicion eventual.
Për më tepër ai e quajti “spin” nga kundërshtarë politikë ajo që u paraqit si përafrim PDK-VV në takimin në ‘Garden’ muaj më parë.
“Po mirë u mundu me u spinu ndryshe, ka qenë qesharake. Me mendu dikush që për dy orë muhabet mes meje e Kurtit, mundet me u tejkalua hendeku gati dy dekadësh, nuk ka racionalitet. Vija të kuqe as para 10-15 vjete, për parim”, tha Krasniqi në “Paparaci”.
“Na nuk shohim rrugë me Vetëvendosjen. Vullnet s’ka. I kanë fshi vijat e kuqe secili me rend, i ka fshi LDK-ja, AAK-ja, Nisma, Vetëvendosja. E ne s’i kemi vendos, e për atë s’kemi pas çka me fshi. E te Vetëvendosja, nuk shoh rrugë me bë koalicion me ta. Nuk shoh rrugë të politikës. Ne kemi dallime enorme”, tha mes tjerash Krasniqi.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, nuk ka përjashtuar koalicion me Vetëvendosjen, por ka përjashtuar se mund të hyjë në një qeveri me Kryeministër, Albin Kurtin.
As Bedri Hamza, që është i nominuar i PDK-së, s’e ka përjashtuar Vetëvendosjen, ndërsa ka preferuar që në rend të parë koalicion do të lidhte me LDK-në.
“Për mua koalicion i preferuar për shkak të programit, koncepte politike është më i pranueshëm me partitë në opozitë, me LDK-në”, ishte shprehur ai në “Debat Plus”.
“Me LVV-në, për shkak të dallimeve konceptuale, të kaluarës, nuk është koalicion i preferuar”, pati thënë ai.
Të tjera
-
EHF shkruan për synimin e Kosovës për kualifikim në Botëror
Kosova, Lituania, Izraeli dhe Italia janë Kombëtaret e kualifikuara në fazën ...
-
MPB-ja njofton për funksionalizimin e shërbimit “Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit”
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është funksionalizuar shërbimi...
-
Pas tre javësh mungesë, mblidhet Kryesia e Kuvendit
Pas tre javësh mungesë, Kryesia e Kuvendit u mblodh sot për caktim seance me ...
-
Amerikanët të shqetësuar nga dhuna e mundshme pas zgjedhjeve
Një sondazh i zhvilluar në SHBA tregon se qytetarët janë të shqetësuar për dh...
-
Sulmi ndaj Muhaxherit dyshohet se lidhet me investimin e ujësjellësit në fshatin Stankaj të Rugovës
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri të shtunën së bashku me një tjetër person...
-
Erdogan paralajmëron: Izraeli po përgatitet të nisë luftën rajonale
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se qeveria izraelite, m...
-
Raporti i Progresit pritet t’u kërkojë Kosovës e Serbisë zbatimin urgjent të marrëveshjeve
Komisioni Evropian do të kërkojë nga Kosova dhe nga Serbia që, pa vonesa, të ...
-
Stafi politik i deputetëve shpenzon mbi një milionë euro për shtatë muaj
Kuvendi i Kosovës nga buxheti i shtetit paguan një shumë të majme në paga vet...
-
Abdixhiku ia nxjerr Kurtit videon ku premtonte 160 çerdhe dhe që i ka realizuar vetëm 4: Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje në Facebook ka thënë s...
-
Dietë me patate, hiqni pesë kg për tri ditë
Dieta është shumë e varfër dhe nuk është për gjithkënd, prandaj do të duhej t...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar pesë ạrmë zjạrri
Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacio...
-
Pas vendimit për të mos mbështetur asnjërin nga kandidatët për president, nisin dorëheqjet nga “Washington Post”
Michele Norris, një kolumniste në The Washington Post, ka dhënë dorëheqjen, d...