NATO: Për anëtarësimin e Kosovës duhet konsensusi i 32 evendeve aleate
Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 25 October 2024
NATO ka thënë aktualisht në Kosovë vazhdojnë tensionet dhe situata e sigurisë është e paqëndrueshme.
Ndërsa, ka theksuar se për anëtarësimin e Kosovës në NATO ose në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s kërkohet konsensus nga të 32 aleatët.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë të Kombeve të Bashkuara – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe në lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme; duke vepruar si siguria e tretë në reagim, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e sundimit të ligjit të BE-së (EULEX), të cilat janë përkatësisht përgjegjëset e parë dhe të dytë për sigurinë. Aktualisht vazhdojnë tensionet dhe paqëndrueshmëria, veçanërisht në veriun e Kosovës, duke kërkuar një rritje të trupave të KFOR-it që nga maji 2023. Ne inkurajojmë institucionet në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të ndihmuar në konsolidimin e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e NATO-s për RTV21.
NATO tutje ka thënë se vlerëson përshtypjen pozitive të popullit të Kosovës ndaj NATO-s.
Megjithatë, sipas saj nuk ka pasur ndonjë zhvillim në këtë drejtim.
“NATO ka një politikë të dyerve të hapura. Por, anëtarësimi në NATO ose në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s kërkon konsensus nga të 32 aleatët dhe nuk ka pasur zhvillime në këtë drejtim”. Ndërkohë, NATO thekson se ofron mbështetje për zhvillimin e organizatave të sigurisë në Kosovë, përmes Ekipit Këshillues dhe të Ndërlidhjes së NATO-s (NALT). Kjo mbështetje përfshin ndërtimin e kapaciteteve, koordinimin e edukimit dhe trajnimit – përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës – në përputhje me mandatin fillestar të FSK-së për mbrojtjen civile.
Të tjera
-
Thẹri për vdẹkje vëllain, flet kryeprokurori: Sipas informacioneve fillestare i dyshuari është me të meta psiqike
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku dyshohet se një perso...
-
Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kạnosjen e dëshmitarit Mehmeti
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Bedri Krasniqin nga akuza për kano...
-
Burri rrạh gruan e tij në Ferizaj, arrestohet
Një burrë është arrestuar në Ferizaj pasi që ka rrahur gruan e tij. Sipas ...
-
Vrạu vëllain me thịkë, policia jep detajet e fundit, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku një person vrau vëllain e ...
-
Nesër bëhet varrimi i të riut që humbi jetën në rrethana tragjike, familja ka një kërkesë
Familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, Auronit...
-
Harris ose Trump: Këto shtete mund të vendosin
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të vendosen në shtatë shtete ...
-
Pejë: Dyshohet se zyrtarit të ShKK-së ia vodhi armën vëllau
Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës. ...
-
29 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt
29 aksidente trafiku kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar...
-
Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mangan në liqenin e Badocit
Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji ...
-
Shkencëtarët tregojnë skenarin më të keq: Një megatërmet mund të godasë Paqësorin çdo ditë
Telefoni juaj paralajmëron, dridhja fillon dhe lëkundjet intensifikohen. Foto...
-
Izraeli dhe Irani – marrin fund bombardimet?
Regjimi në Teheran përpiqet të minimizojë rëndësinë e sulmeve izraelite. Iran...
-
CNN: Trump bëri plotë 32 pretendime të rreme gjatë intevistës me Joe Rogan
Donald Trump u ul të premten për një intervistë me drejtuesin e famshëm të po...