Lajme

Bajrami, Muratit: Manipulanti jeni ju, 440 mijë gra e 237 mijë burra janë jashtë tregut të punës

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 20 October 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i reagoi Minsistrit të Financave, Hekuran Murati, i cili provoi të amortizojë rëndesën e shifrave të papunësisë në vend që doli nga një raport i Bankës Botërore.

440 mijë gra dhe 237 mijë burra janë jashtë tregut të punës, ishte kundërpërgjigja e Bajramit ndaj Muratit, duke vituar shifrat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës e cila funksionon brenda Zyrës së Kryeministrit.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Hekuran,

Nuk ka asnjë keqintrepretim të raportit të Bankës Botërore as nga opozita as nga ”mediet e afërta me opozitën”, është thënë fjalë për fjalë ajo çka thotë raporti i Bankës Botërore: ”vetëm 37% e popullsisë në moshë punë në Kosovë punojnë” dhe sipas këtij indikatori jemi më se keqi në rajon.

Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në fund të vitit 2023 kemi pasë 440 448 gra dhe 237 123 burra jashtë tregut të punës të grup moshës 15 deri 64 vjet.

Të vetmit që po keqintrepretoni e po manipuloni me shifra jeni Ju, askush tjetër, se shifrat po ju sfidojnë me shumë se mediet e opozita. Ju jeni peng i mashtrimeve e premtimeve të juja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera