Lajme

Selmanaj thotë se Kusari-Lila është në gjendje të rëndë: Asnjë deklaratë nuk e ka të njejtë!

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 17 October 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar bisedat Kusari-Lila-Simiq dhe Mihali-Krasniqi.

Për bisedat mes Kusari-Lilës dhe Simiq, Selmanaj ka thënë se për LDK-në ka qenë e papranueshme komunikimi me një kriminel, i cili është përgjegjës për sulmin e Banjskës.

“Ajo është në gjendje të rëndë po e shoh, here thoshte s’kam bisedu, here thoshte kam bisedu. Tash së fundi ka fillu me i pranu të gjitha, tash madje po na jep shpjegim se si i thonë serbët “brate””, tha Selmanaj.

-Advertisement-

Ndërkaq për bisedat Mihali-Krasniqi, Selmanaj tha se vendimmarrja ka kaluar në një tjetër dimension dhe përtej kushtetutës.

“Vendimarrja ka kaluar përtej kushtetues, përtej procese demokratike dhe përtej njerëzve që janë votuar. Ne tash varemi nga Dejona Mehali, që në fakt nuk ka legjitimitet popullor e as pozitë ekzekutive”, tha Selmanaj në “Politiko”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera