Lajme

“Krenari dhe ditë e paharrueshme”, Rama: Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 16 October 2024

Një ditë pasi Shqipëria çeli 5 grup-kapitujt e parë për negociatat dhe anëtarësimin drejt BE-së, me konferencën ndërqeveritare të Luksemburgut, kryeministri Edi Rama e ka kujtuar me një postim aspak të zakontë.

Ai e ka nisur ditën e 16 Tetorit duke e quajtur një “krenari të paharrueshme” me postimin në rrjetin social Facebook, teksa thekson se “Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Europën e Bashkuar”.

Ai shprehu bindjen se në fund, “Shqipëria 2030 do e ngrejë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Brukselit në BE”.

-Advertisement-

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera