Lajme

Ndriçohet godina e Qeverisë për tetorin rozë, Kurti: Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 14 October 2024

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar sot për tetorin rozë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një postmi në facebook është shprehur se shërbimi i mamografisë, si masë parandaluese dhe diagnostikuese, është falas për të gjitha qytetarët e Republikës.

“Për herë të parë, vjet kemi zgjeruar qasjen në shërbimet e mamografisë mobile edhe në komunat veriore të vendit, ku për vetëm tri ditë janë realizuar 180 ekzaminime. Investimet e realizuara në Klinikën e Onkologjisë dhe blerja e dy akseleratorëve të rinj, përfshirë sistemin më të avancuar C-RAD, po ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e trajtimit. Në QKUK për herë të parë mund të bëhet falas rikonstruktimi i gjirit për gratë që e kanë mposhtur kancerin e gjirit”, shkroi Kurti.

-Advertisement-

“Përkushtimi ynë është i përditshëm, që të sigurojmë qasje sa më të lehtë dhe të barabartë në shërbimet shëndetësore, për zbulimin e hershëm dhe për trajtimin e kancerit të gjirit. Në solidaritet me të gjitha gratë që po luftojnë me vendosmëri për jetën, ritheksojmë se luftën do ta bëjmë bashkërisht. Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku!”, shkroi tutje shefi i ekzekutivit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera