Kurti takon ministrin e Jashtëm italian, thekson nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 14 October 2024
Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.
Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Tajani dhe shtetin italian për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. “Ne e shohim Italinë në thelb të BE-së dhe NATO-s dhe si një prej aleatëve kryesorë të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh kryeministri në fillim të takimit, njofton ZKM.
“Biseduan për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, duke përfshirë organizimin e një forumi biznesor për më shumë ndërveprim mes kompanive të të dyja vendeve, me qëllim rritjen dhe thellimin e raporteve e të shkëmbimeve tona.
Përgjatë takimit kryeministri nënvizoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe rëndësinë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat, tashmë që po bëhen pothuajse dy vjet nga aplikimi për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, i shprehu mirënjohjen ministrit Tajani për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në këtë rrugëtim”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi nevojën për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për të cilat edhe Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka konstatuar se kushtet janë përmbushur e masat duhet të hiqen.
Të tjera
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...