Sport

Franco Foda lë jashtë Aro Muricin, ky është formacioni zyrtar i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 12 October 2024

Përfaqësuasja e Kosovës sot do të përballet me Lituaninën, në Ligën e Kombeve.

Franco Foda tashmë ka publikuar 11-shen startuse.

Befasi është se portieri Aro Muric është në bankën rezerve.

-Advertisement-

Në vendin e tij është prurja e re, Amir Saipi.

Në mbrojtje titullar janë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.

Mesfusha përbëhet nga Valon Berisha, Elvis Rexhbeçaj e Florent Muslija, ndërsa Milot Rashica e Edon Zhegrova janë si sulmues anësor.

Qëndërsulmes në vend të Vedat Muriqit të lënduar është Albion Rrahmani.

 

 

Screenshot

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera