Granit Xhaka zbarkoi në Serbi para përballjes së sotme në Ligën e Kombeve
Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 12 October 2024
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili është kapiten i Kombëtares së Zvicrës ka zbarkuar të premten mbrëma aeroportin e Nishit, para përballjes me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Zvicra do të luajë sot (e shtunë) në udhëtim te Serbia në ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në “Stadion Dubočica” të Leskovcit nga ora 20:45.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, pasi mesfushori i Bayer Leverkusenit ka prejardhje nga Kosova.
Kështu e ka cilësuar edhe mediumi i madh zviceran Blick, i cili ka raportuar për mbërritjen e kombëtares helvetike në Serbi para përballjes së sotme.
“Disa ushtarë me automatikë dhe tetë policë të tjerë – kështu pritet kombëtarja e Zvicrës në aeroportin e qytetit të tretë më të madh serb, Nishit. Ndryshe nga zbarkimi në Beograd për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Bjellorusisë në pranverën e vitit të kaluar, në aeroport nuk ka një zonë të veçantë për yjet e kombëtares. Në fakt, delegacioni zviceran e ka të gjithë aeroportin për vete”, ka shkruar fillimisht Blick.
“Në ballë del me humor nga mini-pritja Murat Yakin, i ndjekur nga lojtarët. Një nga një, ata shëtisin drejt autobusit të ekipit, të udhëhequr nga Manuel Akanji dhe Breel Embolo. Pak më vonë, kapiteni i kombëtares, Granit Xhaka, del me vrap nga terminali me Andi Zeqirin – një udhëtim i veçantë për të dy lojtarët për shkak të rrënjëve të tyre kosovare”.
“Përveç një njeriu që vë re kapitenin zviceran dhe nxjerr celularin për të bërë video, nuk ka ndonjë incident të veçantë. Pas pak minutash, ekipi niset drejt hotelit të ekipit me një shoqërim policie”, mbyll lajmin mediumi zviceran. /Telegrafi/
Të tjera
-
“Me diasporën dhe me mua kryeministër, Kosova mundet më mirë”, Hamza nesër tubim në Zvicër
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka ftuar bashkatdhetarët pë...
-
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe, po transportonte shtatë pasagjerë
Policia ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga ...
-
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrạsja
Në nëntor të këtij viti do të bëhet një vit nga tragjedia që tronditi gjithë ...
-
“Faton Peci refuzoi për subvencion projektin e Grave të Krushës, aprovoi projektin e vëllait të Fitore Pacollit”
Gazetari Lirim Mehmeti ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për dh...
-
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Në Francë dhe Gjermani nuk është miratuar buxheti për vitin 2025. Kjo u shkak...
-
I akuzuari në rastin “Subvencionet 1”: Asnjëherë nuk kam qenë përfitues i ndonjë subvencioni apo granti
Almir Abdurrahmani, i akuzuar në rastin e njohur si “Subvencionet 1”, gjatë d...
-
“Kisha para, 15 kartela dhe dokumente” – Shtetasi turk thotë se dy personanë Prishtinë e grabitën
Një shtetas turk ka raportuar në Policinë e Kosovës se derisa ka qenë në rrug...
-
A do të ketë rritje të çmimit të karburanteve? Flasin nga Shoqata e Naftëtarëve
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se...
-
Maliqi: Administrata Trump mund të jetë më e ashpër në masa ndëshkuese ndaj Qeverisë – të kenë kujdes me deklarata
Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Agon Maliqi, ka deklaruar se fitorja ...
-
Fundjavë e vranët në vend, temperaturat maksimale shkojnë deri në 9 gradë
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe ...
-
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje
Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim ...
-
Ali Ahmeti kërkon që në takimin me Qeverinë e Kosovës të diskutohet për çështjen e cënimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka kërkua...