Sport

Hera e parë dhe e fundit, kur Kosova u përballë me Lituaninë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 12 October 2024

Kombëtarja e Kosovës sot do të ketë përballë sfidën e radhës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” do të luajnë ndaj Lituanisë si mysafirë në Kaunas, me takimin që i përket xhiros së tretë të këtij kompeticioni.

Por, kjo nuk do të jetë hera e parë që këto dy kombëtare do të përballen me njëra-tjetrën.

-Advertisement-

Në fakt, do të jetë vetëm e dyta herë, me të parën që ishte miqësore.

Ishte 25 marsi i 2021-ës, kur Kosova i bëri konak Lituanisë në “Fadil Vokrri”.

Kosova shënonte fitore prej 4-0, me golat e shënuar nga Arbër Zeneli, dy herë, Vedat Muriqi dhe Besar Halimi.

Aso kohe, Kosova drejtohej nga trajneri zviceran, Bernard Challandes.

Ky ishte formacioni startues i Kosovës për atë përballje:

Ujkani; Hadërgjonaj, Vojvoda, Dresevic, Aliti; Kryeziu, Berisha; Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.

Ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kombeve, Kosova e zhvillon pas tre ditëve ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”.

Ciklin kualifikues të këtij kompeticioni, Kosova e përmbyllë në nëntor, me dy ndeshjet ndaj Lituanisë dhe Rumanisë, shkruan “Gazeta Express”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera