Lajme

PAMJE TË RËNDA: Vetura godet dy vajza në zebra në qendër të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 11 October 2024

Një rast i rëndë ka ndodhur para disa minutave përballë stacionit të Policisë në qendër të Prishtinës në rrugën “Luan Haradinaj”.

Një veturë ka goditur në zebra dy vajza, të cilat në bazë të pamjeve shihen të shtrira derisa është duke u dhënë ndihma e parë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë derisa të përfundojnë procedurat në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera