Lajme

Qalaj i bën thirrje AKI-së që Kusari-Lila të shpallet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 10 October 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë për audio-incizimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin serb Milan Radoçiqin se është çështje e sigurisë nacionale, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai kërkuar të di se cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit që ia ka plotësuar VV-ja.

“Koordinimi i shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari me liderin e Listes Serbe, terroristin Milan Radojqiq, nuk është më vetëm problem politik, por edhe çështje e sigurisë nacional. Cilat kërkesa të Radojqiqit i ka plotësuar VV, Kusari dhe Kurti në këmbim të votës së deputetëve të Listës Serbe për për të përjashtuar veteranët e luftës nga paga minimale? Nëse VV, Kusari dhe Kurti janë në gjendje për të sakrifikuar, nënçmuar dhe përbuzur kategorinë më të lavdishme të luftës së UÇK-së, për të plotësuar egon e nacionalizmit serb?”, ka shkruar Qalaj.

-Advertisement-

Tutje në postim ai i bën thirrje AKI-së që Kusari-Lila të shpallet rrezik pa pranueshëm për sigurinë Kombëtare të Kosovës.

“Ju bëjë thirrje institucioneve të sigurisë e sidomos AKI-së që kryetarja e grupit parlamentar të VV, Deputetja Mimoza Kusari Lila të shpallet rrezik i pa pranueshëm për sigurinë Kombëtare të Kosovës dhe e njejta të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, shkruan deputeti i PDK-së në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera