Lajme

E rëndë: Para QKUK-së, kafshọhet një vajzë nga qentë endacakë, pamjet janë të trishtueshme

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 09 October 2024

Qytetarët kosovar të cilët ia mësyjnë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk përballen vetëm me mungesë të barnave e pritje të gjata. Por atyre u kanoset dhe një rrezik tjetër, kafshimi nga qentë e shumtë, të cilët bredhin në oborrin e QKUK-së.

E viktimë sonte ishte një grua, e cila po e shoqëronte një paciente, familjare të saj në Klinikën e Neurologjisë. Ajo u sulmua nga qentë, të cilët i shkaktuan asaj plagë të rënda.

Indeskonline ka siguruar një foto të gruas e cila u sulmua, ku shihen plagë të shumta në këmbët e saj.

-Advertisement-

Këtë e  ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente Sami Bajqinca . Ai ka thënë se pacientja është trajtuar në Emergjencë dhe tashmë është transferuar në klinikën Infektive.

“ Një grua është sulmuar sonte prapa Klinikës së Neurologjisë. Ajo ka qenë përcjellëse e një paciente në këtë klinikë. Pacientja është trajtuar tek ne dhe tashmë është transferuar në Klinikën infektive”, ka thënë Bajqinca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera