Lajme

Sveçla e pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR’it, e falënderon për bashkëpunimin me institucionet e sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 09 October 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR’i, gjeneralmajorin Ozkan Ulutas.

Sveçla e falënderoi Ulutas për shërbimin e tij dhe për bashkëpunimin e koordinimin mes KFOR’it dhe institucioneve të sigurisë.

“Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Komandantin Ulutas për shërbimin e tij si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes KFOR-it dhe institucioneve tona të sigurisë me qëllim të garantimit të një ambienti të qetë e të sigurtë në Republikën e Kosovës. Ky bashkëpunim mes institucioneve tona do të vazhdojë edhe në të ardhmen teksa Komandantit Ulutas ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e tij të mëtutjeshme.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera