13 shtete amerikane hedhin në gjyq TikTok-un
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 09 October 2024
3 shtete amerikane dhe Distrikti i Kolumbias, ku ndodhet kryeqyteti Uashington, kanë hedhur në gjyq median sociale TikTok, pasi e akuzojnë se po dëmton shëndetin mendor të fëmijëve pasi e kanë ndërtuar platformën për t’i bërë ata të varur nga përdorimi i saj.
Padia u ngrit pas një hetimi kombëtar në SHBA ndaj TikTok, i nisur në mars 2022, nga një koalicion prokurorësh të përgjithshëm të shumë shteteve amerikane, mes të cilëve Kalifornia, Kentaki dhe Nju Xhersi.
Në qendër të padisë është algoritmi i TikTok-ut, që vendos se çfarë do të shohin përdoruesit në platformë duke mbushur faqen kryesore (For You feed) me materiale të posaçme sipas interesave të të tyre. Në padi theksohet se algoritmi është i tillë që i bën fëmijët të varur ndaj platformës duke i mbajtur në celular pafundësisht e duke i mbytur me njoftime kur ata kanë dalë nga aplikacioni.
Sipas prokurorit të përgjithshëm të Distriktit të Kolumbias, TikTok ka vepruar në këtë mënyrë edhe pse e dinte se kjo sjellje do t’u shkaktonte të rinjve dëme të mëdha psikologjike dhe fiziologjike, si ankth e depresion. TikTok është vënë në shënjestër edhe nga qeveria federale amerikane.
Media sociale do të bllokohet në Shtetet e Bashkuara në mesin e janarin të vitit të ardhshëm, nëse kompania nënë, ByteDance, me seli qendrore në Kinë, nuk e shet TikTok-un.
Studimi i ri ka zbuluar se shikimi i videove të TikTok për humbjen e peshës ekstreme mund të dëmtojë shëndetin tuaj mendor. Shpenzimi i kohës në këtë rrjet social dhe veçanërisht shikimi i përmbajtjeve që promovojnë anoreksinë, dëmton vetëbesimin e femrave të reja dhe rrit rrezikun e çrregullimeve të të ngrënit, sipas një studimi nga Universiteti Charles Sturt në Australi.
Ata shtuan se një ndikim negativ psikologjik mund të ndodhë edhe kur përdoruesit femra nuk kërkojnë domosdoshmërisht këtë lloj përmbajtjeje dhe e përdorin këtë rrjet social për një kohë të shkurtër./Tar
Të tjera
-
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdẹkurve nga sụlmi në Magdeburg të Gjermanisë
Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulm...
-
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Pika Kufitare te Dheu i Bardhë zgjasin dy o...
-
Sụlmi në Ibër-Lepenc, Ramadani: Hera e parë që FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ra...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...