Lajme

Reagon këshilltari i Liburn Aliut: Aksioni i sotëm përpjekje e ish-regjimit për ta dëmtuar Vetëvendosjen

Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 08 October 2024

Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ndërsa nuk është gjetur më banesën e tij zëvendësuesi i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi.

Lidhur me këtë ka reaguar Valon Hoti, këshilltar i ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Libuirn Aliu.

Ai ka thënë se ministri Aliu dhe asnjë nga anëtarët e kabinetit të tij nuk janë subjekt hetimi për asnjë lëndë.

-Advertisement-

 

 

Katër të arrestuar në dy aksione të Policisë, konfiskohen 25 kilogramë marihuanë e rreth një kilogram kokainë

Presidentja sllovene: Kosova i ka shanset më të vogla për anëtarësim në BE nga të gjitha shtetet e Ballkanit PerëndimorKasanof në rajon: ShBA mbështet sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Bosnjës

Sipas tij, po tentohet që të manipulohet publiku “që kinse ky aksion lidhet me ministrin Aliu apo me përfaqësues të tjerë politikë të Lëvizjes që janë angazhuar brenda këtij institucioni”.

Hoti ka thënë se kjo është përpjekje nga “ish-regjimi” për t’i penguar në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Sot në mëngjes në ambientet e MMPHI është paraqitur policia e krimeve ekonomike.

Rreth tentimeve për manipulim të opinionit publik që kinse ky aksion lidhet me ministrin Aliu apo me përfaqësues të tjerë politikë të Lëvizjes që janë angazhuar brenda këtij institucioni, më lejoni të sqaroj që:

  1. As ministri Aliu e asnjë anëtar i kabinetit nuk është subjekt hetimi PËR ASNJË LËNDË;
  2. Tek rasti i ambalazhuesëve dhe zhurmave që janë bërë në studio televizive, qëndrojmë deri në fund me argumentet dhe faktet që kemi publikuar e të cilat kanë bërë demantim të shumë zërave propagandues gjithandej;
  3. Pavarësisht tentativave që për qëllim kanë denigrimin dhe zbehjen e punëva të pashembullta që jemi duke bërë si Qeveri e Ministri, ne nuk ndalemi. Kemi prishur shumë matematika e ndalur shumë interesa. Prandaj nuk janë aspak të befasishme sulmet e koordinuara si kor.
  4. Jemi të hapur madje edhe të ndihmojmë Prokurorinë e sistemin e drejtësisë për hetimin DERI në FUND të shumë rasteve korruptive që i kemi ndalur por që kanë ndodhur e i kemi denoncuar si kabinet, mirëpo kërkojmë më shumë vullnet e më shumë përkushtim. Mbi 100 lëndë janë të dërguara nga ne në Prokurori. Ende askush nga ne s’është ftuar për t’u pyetur për ndonjërën prej tyre, fatkeqësisht asnjë veprim.
  5. Siç duket para zgjedhjeve përpjekjet e gjithanshme nga ish-regjimi do të jenë që të na pengojnë, por nuk do t’ia dalin as kësaj here. Pra, inskenime mund dhe është e pritshme të bëjnë deri në ditën e zgjedhjeve, por nuk do t’ia dalin.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera