Lajme

Konjufca shkon për ngushëllime në shtëpinë e Jakup Krasniqit pas vdekjes së vëllait të tij

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 08 October 2024

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në shtëpinë e familjes së Jakup Krasniqit, për t’i ngushëlluar për vdekjen e Azem Krasniqit.

Konjufca këtë vizitë e ka bërë bashkë me deputetët e Kuvendit, Avni Dehari, Hydajet Hyseni e Gani Krasniqi.

“Babai im ka qenë shok me bacin Jakup, kanë qenë bashkë në burg. Kam qenë edhe unë për pesë vjet nënkryetar i tij në Kuvend dhe më ka mbajtur afër, më ka respektuar dhe më ka mësuar shumë gjëra. E çmoj shumë dhe kam një respekt të veçantë për të”, është shprehur Glauk Konjufca.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera