Lajme

Vushtrri, 22-vjeçari vdes pasi u godit nga rryma elelektrike

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 06 October 2024

Një 22-vjeçar ka vdekur në Zhilivodë të Vushtrrisë, pasi dyshohet të jetë goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij.

Lajmin për Gazetën Express është konfirmuar nga Ilmi Prekazi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Ai ka thënë se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 10:00,  policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij.  Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”.

“Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar. Rasti është inicuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera