Lifestyle

Njihuni me disa sekrete për të jetuar më gjatë!

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 04 October 2024

Dëshironi të festoni ditëlindjen tuaj të 100-të apo të rrisni stërnipërit tuaj? Hulumtimet e reja tregojnë se të hani shëndetshëm është një mënyrë për të qëndruar dinamik gjatë dekadave.

1. Merrni melatoninë
Hulumtimet tregojnë se sasia e duhur e gjumit, është e rëndësishme për një jetë të gjatë. Disa raporte thonë se, të flini 7 deri në 8 orë është ideale, ndërsa të tjera studime tregojnë për njëqindvjeçarët që flenë më shumë se 8 orë në natë. Njerëzit që nuk flenë 6-7 orë gjumë natën, mund të konsiderojnë marrjen e melatoninës.

Melatonina është një hormon që lëshohet kryesisht nga gjendra pineale gjatë natës dhe prej kohësh është e lidhur me kontrollin e ciklit gjumë-zgjim. Shpesh përdoret për trajtimin afatshkurtër të pagjumësisë dhe rekomandohet veçanërisht pas udhëtimeve të gjata ose kur keni probleme me çrregullimin e gjumit dhe pagjumësinë. Sipas një studimi të botuar në revistën “SLEEP”, njerëzit që morën një suplement melatonine ndërsa trajtoheshin për presionin e lartë të gjakut, bënë një gjumë më gjatë dhe më të qetë.

-Advertisement-

2. Gatuani më shumë vakte në shtëpi
Ju tashmë e dini se ushqimet e gatuara në shtëpi janë më të shëndetshme se ato që do të porosisni në një restorant. Studiuesit kanë vërtetuar se të konsumoni ushqim jashtë, shton shumë kalori të tepërta edhe për anëtarët e familjes suaj. Një studim i ri prej më shumë se 9 mijë adoleshentësh, i financuar nga “Instituti Kombëtar i Kancerit” dhe “Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, zbuloi se pjesëmarrësit kishin 309 kalori shtesë në ditët që zgjidhnin ushqimin e shpejtë.

3. Konsumoni më shumë karotenoidë
Për të zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit, konsumoni shumë lakër jeshile, domate dhe perime të tjera të pasura me pigmente të quajtura karotenoidë. Një studim i fundit i publikuar në gazetën e “Institutit Kombëtar të Kancerit”, zbuloi se gratë me nivele më të larta të karotenoidëve (përfshirë beta-karoteninën) mund të kenë më pak gjasa që t’ju zhvillohet kanceri i gjirit.

4. Konsumoni frutat bashkë me lëkurën e tyre
Ekspertët nga “Instituti Dana-Farber” thanë se, lëndët ushqyese në disa nga frutat më të mira që luftojnë kancerin gjenden në lëkurën e tyre. Për shembull, kuercetina e gjetur në lëkurën e mollëve, është një flavonoid që ndihmon në mbrojtjen e qelizave të ADN-së së trupit tuaj nga dëmtimi. Megjithatë, kuercetina humbet pasi lëkura e frutave qërohet.

5. Merrni më shumë vitaminë B12
Ju do të jeni më të shëndetshëm dhe do të jetoni më gjatë duke shtuar më shumë vitaminë B12 në dietën tuaj. Studiuesit nga Universiteti “Tufts” zbuluan se të moshuarit që kishin mungesë të vitaminës B12, kishin një rrezik për dëmtim të trurit. Studimi i cili përftoi të dhëna nga 549 burra dhe gra të moshës 75 vjeç, zbuloi se njerëzit me nivelet më të ulëta të vitaminës B12, ishin më të dobëtit në disa testime të bëra për të kontrolluar demencën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera