19-vjeçarja e shantazhon burrin me të cilin shkoi në motel, i kërkon 1 mijë euro që mos ta padisë për sụlm
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 01 October 2024
Raporti i afërt me një burrë i kushtoi me arrestim një vajze 19-vjeçare në Ferizaj. E reja fillimisht kërkoi ndihmën e Policisë duke e raportuar palën tjetër, por që ia bëri gropën edhe vetes. Ajo përfundoi në pranga nën dyshimet për shantazh, ndërsa edhe burri me të cilin u fut në telashe po hetohet për një rast tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar detajet e dramës në të cilën u përfshi 19-vjeçarja dhe një 34-vjeçar
Bazuar në informacionet që ka Sinjali, palët janë takuar para dy ditësh, pas mesnate dhe kanë kaluar kohë në motel ‘Fati’ në fshatin Muhoc të Ferizajt.
Gjatë qëndrimit aty, për orë të tëra, çifti dyshohet se nuk u nda fort mirë dhe patën fjalosje, e madje debati mes tyre eskaloi edhe në sulm, ku viktimë ishte 19-vjeçarja.
Siç thonë të njëjtat burime, konflikti mes tyre vazhdoi edhe në biseda në rrjete sociale, por nuk u denoncua në Polici, pasi e dyshuara kishte bërë plan që ta kushtëzonte e shantazhonte 34-vjeçarin për të mos e raportuar..
Sinjali ka mësuar se 19-vjeçarja i kishte kërkuar 1 mijë euro nga i dyshuari për të mos e denoncuar në Polici lidhur me rastin e sulmit.
Por, meqë paratë nuk arriti t’i marrë, e dyshuara veproi kështu, e madje raportoi se edhe është sulmuar seksualisht nga i dyshuari derisa kanë qenë në motel.
Denoncimi i saj e aktivizoi Policinë, por pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, u zbulua rasti i shantazhit dhe për pasojë dy palët përfunduan në stacion policor.
Ndaj të dyshuarës, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa burri i dyshuar është lënë i lirë për t’u hetuar në procedurë të rregullt për veprën penale “Sulmi”.
Të tjera
-
Miftaraj për mosekzekutimin e pagave: Në një shtet normal nëse ministri nuk ofron dorëheqje, shkarkohet nga Kryeministri
Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi ka reaguar pasi Qeveria dësh...
-
Reagon Ministria e Mbrojtjes, thotë se ushqimi i ushtarëve të FSK-së mbetet i njëjtë por me kuzhinierë të huazuar
“Të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tj...
-
“Asamblistët tanë kanë qenë të obliguar të votojnë ashtu siç janë urdhëruar nga LVV-ja”, flet ish kryetari i degës në Drenas
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje më saktësisht dega në Drenas, së fund...
-
Gjatë ditës pritet të ekzekutohen pagat në sektorin publik, emërohet u.d. i drejtorit të Thesarit
Përshkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Për...
-
Osmani uron Rutten: Mezi pres të punojmë bashkë në avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Mark Rutten, për marrjen zyrta...
-
Aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë dhe armëmbajtje pa leje
Departamenti i Krimeve të Rënda e Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka ngrit...
-
Apeli ua ul dënimin me burgim të akuzuarve për sulm ndaj Valon Sylës
Gjykata e Apelit ua ka ulur dënimin Lum Dërvishit, Kenan dhe Okan Hasanit, në...
-
Rukiqi, Kurtit: A ju tregove në Yale që 25 vjet pas çlirimit, shërbyesit publik nuk marrin paga?
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka reaguar kryeminis...
-
Kurti e Maqedonci në Poloni, do të marrin pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maq...
-
Reagon zv.Ministri i Mbrojtjes ndaj akuzave të ish-shoferit të tij: Janë të pavërteta, do të ngre padi për shpifje
Zëvendësministër i Mbrojtjes at Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
-
Osmani uron Rutte: Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO do të forcohet
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, ...
-
Këmbësori që u godit nga motoçikleta në Lipjan në gjendje kritike për jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Lipjan. Aty, një...