Haziri: Thonin veç me ta do të vie ‘era shtet’, por po kundërmon erë hajnie!
Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 28 September 2024
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas tij, po kundërmon erë hajnie.
Nënkryetari i LDK’së thotë se Serbia ka punuar shumë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe anipse kjo fushatë ishte e ndaluar me Marrëveshjen e Ëashingtonit, kjo tashmë nuk mund të ndalohet pasi, sipas tij, punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij.
“‘Era shtet’ – Kur të vidhet drita, buka e kripa
Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Ëashingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij”, tha Haziri.
Haziri përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo qeveri përmes GEN’it serb po vjedhin rezervat shtetërore.
“Çka me pritë prej tyre që shesin energji përmes GEN-it serb, vjedhin rezervat shtetërore e së fundmi, tentojnë me vjedhë edhe pasulin e FSK-së?!
A po kuptoni, dritën, bukën e kripën po na e vjedhin. Maxhen e popullit. Kjo hajni ka emër se njëmend nuk do ndodhur deri sot. Nuk do t’ia falin sepse e propagandonin të kundërtën në kohën e mbledhjes së votave, praptonin realitete se veç me ta do të vie ‘era shtet’. Por, po kundërmon erë hajnie! Po e ritheksoj, ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republiken e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falementim”, shkroi Haziri.
Të tjera
-
“U rrëmbeva në mënyrë banditeske”, Meta reagon për herë të parë për arrestimin
Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas arrestimit me urdhër të SPAK. Në...
-
Tahiri publikon video të Haradinajt: Po hyn në Pentagon për ta argumentuar nevojën e anëtarësimit në NATO
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për...
-
E trishtë: Këta janë dy të rinjtë që mbetën të vdekur nga aksidenti në Prizren
Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton ...
-
Prokurori Kryeziu flet për aksidentin me vdekje: Janë dy viktima, dyshohet se njëri ishte shofer e tjetri pasagjer
Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes në aksidentin e ndodhur sonte në ...
-
Deklarata e SPAK, reagon Monika Kryemadhi: Është shkelur sekreti hetimor, kam provuar të kundërtën e akuzave
Pasi SPAK renditi gjetjet se ku dyshohet se ka shkelur konkretisht ligjin Il...
-
Osmani e takon në New York kongresistin Lawler, flasin për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare n...
-
Dy të vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autos...
-
“Meta donte të shkonte të mbyllej në parti që të dukej arrestim politik”, Blerim Latifi krahason rastin e Metës me atë të Ivo Sanader
Analisti Blerim Latifi supozoi se ish-presidenti Ilir Meta mund të kishte bër...
-
O’Brien: Pas Banjskës, Serbia ka ndërmarrë hapa që të tërheqë elementet e saj të dhunshme
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien...
-
Tërmeti godet Maqedoninë e Veriut
Pasditen e sotme në Maqedoni është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.1 të...
-
Hamza në Gjakovë: Me programin që po e bëjmë do ta fitojmë besimin, me qeverisje të përgjegjshme do ta zhvillojmë Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar pam...
-
Maqedonci: Nuk do të lejojë që dikush tjetër pos meje të jetë dera e VV-së në ministri
U takuan, megjithatë askush nuk tregoi se çka u bisedua në takimin e komandan...