Lajme

Lajçak shkruan për takimin me Vuçiqin: Diskutuam për zbatimin e aneksit të Ohrit

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 25 September 2024

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Përmes një postimi në platformën X, Lajçak bëri të ditur se gjatë këtij takimi diskutuan për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut, duke theksuar nevojën për ri-angazhim dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë, respektivisht aneksin e Ohrit.

“Sot në mëngjes fola me presidentin Vuçiq në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në dialog dhe nevojën për ri-angazhim dhe zbatimin e Ohrit edhe në dritën e Planit të Rritjes për rajonin”, ka shkruar Lajçak në X.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera