Lajme

Kurti: Kurrë nuk do ta harrojmë heroin Afrim Bunajku, humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 24 September 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ka rikujtuar heroin Afrim Bunjaku i cili u vra në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

Kurti në një postim në Facebook përmendi vendimet e marra një ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndër të cilat edhe emërimin e rrugës rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

“Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës ‘Afrim Bunjaku’.

-Advertisement-

Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, shkruan Kurti.

Tutje ai njofton se edhe për vendimet tjera.

“Ndamë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.

-Aprovuam katër Rregullore:

Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë;

Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës;

Rregullore për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës;

Rregullore për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.

-Emëruam kryesuesin e ri të Bordit të Postës së Kosovës dhe Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera