Lajme

Haxhiu: Fehmia, Xheva e Fatimja, do të mbeten përherë shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 22 September 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies, heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovcin dhe Fatime Hetemin.

Haxhiu ka thënë ‘Fehmia, Xheva e Fatimja‘, do të mbeten përherë shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare, që simbolizon forcën e një populli që nuk u përkul para padrejtësive.

“Me rastin e 26 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Fehmi e Xhevë Krasniqi Lladrovci dhe Fatime Hetemi. Fehmia, Xheva e Fatimja, do të mbeten përherë shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare, që simbolizon forcën e një populli që nuk u përkul para padrejtësive.  Me rënien e tyre, ata ndezën një flakë të pashuar në zemrat e grave dhe burrave, duke i frymëzuar ata të vazhdojnë rezistencën deri në fitoren e plotë të lirisë. I kujtojmë me nderim e krenari për guximin dhe sakrificën që e lartësoi luftën tonë për liri.” – ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!” – përfundoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera