“Mbështetja jonë për Kosovën, e çeliktë dhe nuk ndryshon” – Ambasadori Hovenier ‘sqaron’ edhe njëherë pozicionin e SHBA-së për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 17 September 2024
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në 25 vjetorin e NDI në Kosovë. Diplomati amerikan ka folur edhe për përkrahjen që SHBA ka dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe ka rikujtuar premtimet e Kosovës për implementimin e plotë të planit të Ahtisarit, për të ndërtuar një shtet demokratik, gjithëpërfshirës dhe multietnik.
Hovenier ka thënë se qëndrimi i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i qartë dhe s’do të ndryshojë.
“Do doja të marrë ca minuta për të rikujtuar pozicionin e Qeverisë së SHBA-së për Kosovën. Po e bëj këtë sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që të mos ketë keqkuptime apo keq përfaqësim të pozicionit të SHBA-së. Më 2008, SHBA e njohu Kosovën si shtet sovran të pavarur dhe sovran. Ne e bëmë këtë gjë bazuar në zotimet e qarta të lidershipit të atëhershëm që ata do të implementojnë plotësisht zotimet e bëra në Planin e Ahtisarit për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik dhe gjithëpërfshirës. Qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar, është i qartë dhe s’do të ndryshojë”, ka thënë Hovenier.
Ambasadori amerikan ka folur edhe për institucionet e Republikës së Kosovës dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke thënë se ato janë plotësisht legjitime dhe se SHBA-ja është krenare për përkrahjen që e ka dhënë në ndërtimin e tyre.
“Kushtetuta e Kosovës është legjitime. Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime. Jemi të lumtur për përkrahjen që kemi dhënë për ndërtimin e këtyre institucioneve”, është shprehur Hovenier, shkruan Express.
Në fjalimin e tij, Hovenier ka thënë se dëshiron që të theksoj edhe një pikë kyçe e që lidhet me premtimin e Kosovës për të ndërtuar një shtet sovran, demokratik, të pavarur dhe multietnik, me mbrojtje të veçantë për komunitetet pakicë.
Ambasadori Hovenier ka thënë se SHBA është krenare për rolin që ka luajtur për të ndihmuar Kosovën në avancimin e këtij vizioni dhe ka shtuar se janë duke vazhduar përpjekjet për të punuar edhe me Qeverinë aktuale duke kërkuar për bashkëpunim më të ngushtë për ta parë teksa i njëjti vizion realizohet.
“Gjithashtu dua të theksoj një pikë kyçe, premtimin e Kosovës për një shtet sovran, demokratik, të pavarur dhe multietnik, me mbrojtje të veçantë për minoritetet. Jemi krenar për rolin që kemi luajtur për ndihmuar Kosovën për të avancuar këtë vizion. Po vazhdojmë përpjekjet për të punuar me qeverinë aktuale të Kosovës, duke kërkuar për bashkëpunim më të ngushtë për të parë këtë vizion të realizohet. Vizioni ynë është shumë i qartë, Kosova iu bashkohet shoqërive ku të gjithë njerëzit jetojnë në dinjitet dhe siguri, përfshirë edhe minoritetet.
Prandaj, Duaj ta bëj të qartë. Ne kemi qenë pjesë e procesit tuaj për të ndërtuar dhe përkrahur një shtet të suksesshëm, sovran, demokratik dhe shtet multietnik. Përkushtimi jonë për këtë është i hekurt”, ka thënë Hovenier./Express
Të tjera
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...