Lajme

Ṣhpërthiṃ në qendër të Këlnit

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 16 Shtator 2024

Një shpërthim ka dëmtuar një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut – një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante – është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.

-Advertisement-

Ndërsa, Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë, transmeton DW.

Policia e shtetit të Rhein-Westfalisë ka thënë se një rrugë midis dy vendndodhjeve qendrore në Këln, Rudolfplatz dhe Friesenplatz, ishte e mbyllur, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën. Një ndërtesë është dëmtuar rëndë nga shpërthimi, raportojnë mediat.

Ndërkaq, zona është e njohur për jetën e saj të natës dhe është plot me bare dhe restorante.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy