“Kjo është një katastrofë e përmasave epike” – Përmbytje të mëdha në Europën Qendrore
Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 16 September 2024
Në disa zona në jug të Austrisë shpallet gjendje e jashtëzakonshme prej vërshimeve. Kryesisht në landin Niederösterreich të Austrisë gjendja është e rënduar.
Për shkak tëreshjeve të dendura “janë shkaktuar dhe pritet të ketë edhe më tej përmbytje masive në mbarë rajonin”, i tha zëvendëskryeministri i landit Niederösterreich, Stephan Pernkopf, agjencisë austriake të lajmeve APA. Në disa zona ka rrezik për rreshqitje toke, sepse toka është tërësisht e lagësht. Në shumë zona rrugët janë mbuluar nga uji. Një sërë fshatrash janë të shkëputur prej pjesës tjetër të vendit.
Ky land ka njoftuar ndërkohë edhe për një të vdekur prej vërshimeve. Një punonjës i zjarrëfikësit humbi jetën duke punuar me një pompë thisëse të ujit në një qilar, sikurse njoftoi shtabi i krizës.
Niederösterreich është landi i goditur më rëndë prej reshjeve dhe motit ekstrem. Në këtë land përreth Vjenës jetojnë 1,7 milionë njerëz. Natën në të gdhirë të ditës së dielë (15.09.2024) pati gati 4500 aksione të zjarrëfikësit. Në disa komuna në veri të Vjenë u desh të shpëtohen njrëzit e bllokuar nga masa e ujit nëpër shtëpi. Ekipet e emergjencës përdorën helikopterët e gomonet. Shumë banorë pranë zonave të lumenjve u lajmëruan për evakuuim që të largoheshin nga shtëpitë.Kritike është gjendja edhe në zonën e lumenjve Kamp dhe Krems, që derdhen në Danub.
Evakuime në Çeki
Edhe në Çeki vërshimet e përmbytjet i kanë vënë në gjendje emergjence ekipet e shpëtimit. Katër vetë konsiderohen të humbur pasi i ka rrëmbyer masa e ujit. Më i prekur është rajoni në lindje të vendit në kufi me Poloninë. Gjatë fundjavës kryebashkiaku i Cesky Tesin urdhëroi evakuiimin e mijëra banorëve nga qendra e qytetit. Lumi Olsa, një degë e Oderit, rrezikon të vërshojë jashtë shtratit.
Pakësimi i reshjeve pritet gjatë ditës së hënë (16.09.2024).
Për shkak të motit ekstrem në Çeki mbetën pa energji rreth 250.000 shtëpi, njoftoi agjencia CTK duke iu referuar furnizuesit me energji.Reshje dhe përmbytje ka pasur edhe në Poloni e Rumani. Nga të dy këto vende njoftohet edhe për viktima një person në Poloni dhe pesë të vdekur në Rumani. Në Rumani janë dëmtuar rreth 5000 shtëpi dhe qindra njerëz u desh të shpëtohen prje vërshimeve.“Kjo është një katastrofë e përmasave epike”, tha kryetari i bashkisë së fshatit Slobozia Conachi në rajonin Galati. Janë përmbytur rreth 700 shtëpi, vuri në duke Emil Dragomir. Presidenti rumun Klaus Iohannis dekalroi: “Ne jemi konfrontuar sërish me pasojat e ndryshimit të klimës, që po bëhen gjithnjë e më fort evidente në kontinent me pasoja dramatike.”/DW
Të tjera
-
Dakaj: Kurti e sheh diasporën veç si votë
Gazetari Shkelzen Dakaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti e sheh diasporën...
-
77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj, pritet me shumë dashuri dhe entuziazëm në Lagjen 3 të Skënderajt
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka ...
-
Mërgim Lushtaku numëron skandalet e qeverisë, thotë se me Bedri Hamzën kryeministër Kosova bëhet më mirë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka prezantuar dis...
-
Shtimja pret me një tubim madhështor sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Imri Ahmeti, dhe kandidatët për deputet
Lidhja Demokratike e Kosovës në Shtime sonte me një tubim madhështor pritën S...
-
“Qëndrime personale” – Albulena Haxhiu e zhvlerëson pozitën e Richard Grenellit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur “qëndrim të tij persona...
-
Bedri Hamza tregon pse asnjë qytetar nuk e ka vështirë të vendosë për #MaMirë më 9 shkurt
Bedri Hamza ua ka thjeshtuar qytetarëve jashtëzakonisht vendimin për të votua...
-
Ndalesa nga Specialja: Kadri Veselit s’i lejohen as përshëndetjet nga fëmijët
Në mesin e 5 emrave të aktakuzës që Apeli mund ta rëndojë edhe më, nuk figuro...
-
Ilir Deda: Njerëzit e pavendosur dhe Prishtina, përcaktues në zgjedhjet e 9 shkurtit
Analisti politik Ilir Deda ka hedhur poshtë rezultatet e disa sondazheve të f...
-
Princ Harry mund të humbasë vizën në SHBA? Sot është mbajtur seanca e re gjyqësore
Një luftë e gjatë ligjore për të zbuluar të dhënat e vizave të Princit Harry ...
-
Bedri Hamza në Fushë Kosovë: Besoni në programin tim, besoni në Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...
-
Mesazh i fuqishëm, djali i Trumpit shpërndan postimin e Grenellit kundër Kurtit
Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndar...
-
Memli Krasniqi: Drenasi – bastioni i pathyeshëm i PDK-së, gati për fitore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas tubimit madhësh...